75 Mall Live Search
08:12 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mbetjet e fabrikave, faktorë në ngordhjen e peshqive në Gjakovë

Shoqata e peshkatarëve rekreativ sportiv Trofta nga Peja raporton se në Lumbardhë po ndodh përsëri katastrofa.

Ata kanë fotografuar peshqit e ngordhur dhe gjendjen e tmerrshme të ujit, dhe deklarojnë që kjo po vjen nga fabrika e djathit e cila po i liron mbetjet në Lumbardhë.

Kjo Shoqatë kërkon reagim dhe përkrahje institucionale që të ndalet hedhja e mbetjeve në ujë, dukuri kjo shumë vjeçare.