75 Mall Live Search
09:57 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2024 / MSH

Mbetjet e një sateliti pritet të bien në Tokë

Mbetjet e satelitit “Grandfather” ERS-2 do të bien në Tokë.

Sipas një njoftimi, sateliti pioner evropian do të bie nga hapësira në Tokë në orët në vijim.

Sateliti ishte vëzhgues që nga viti 1995, teksa prej vitit 2011 kanë rënë gradualisht disa pjesë të tij.

Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, pjesa më e madhe e këtij sateliti do të digjet gjatë rënies në Tokë.

Te njëjtit parashikojnë që mund të mbesin disa pjesë të satelitit të ngelin pa u djegur, por që gjasat qe këto copëza të bien mbi zona të banuara, janë të pakta.

Sateliti në fjalë shfrytëzohej për të monitoruar përmbytjet, për të bërë matjen e temperaturës kontinentale dhe sipërfaqen e oqeanit, gjurmonte lëvizjes e fushave të akullit dhe analizonte shtrëngimin e tokës gjatë tërmeteve.