12:58 / E Hënë, 14 Mars 2022 / MSH

Mbetjet e raketës bien në Kiev, vdes një person

Një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi rrënojat e një rakete ruse të rrëzuar goditën një rrugë në Kiev, thonë autoritetet ukrainase.

Mbetjet e raketës shkatërruan një autobus dhe dogjën një ndërtesë banimi në lagjen Kurenivka të kryeqytetit, pasi u goditën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, thotë Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Sipas Shërbimit Shtetëror, autobusi nuk mbante pasagjerë, por u shkatërrua plotësisht.