15:46 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mbetjet plastike pritet të “pushtojnë” botën pas 20 vitesh, do arrijnë në 1.3 miliardë ton

Sipas një  raporti të bërë nga Universiteti Leeds mbi ndotjen e planetit nga plastika ata dolën në përfundmimin se nëse nuk ndërmeren masa në të gjithë botën, mbas 20 vitesh shifra e plastikës do të arrijë deri në 1.3 miliardë ton.

Dr Costas Velis u shpreh se ky numër është “befasues”  por  kemi mundësinë që ta pengojmë këtë gjë. 

“Ky është vlerësimi i parë gjithëpërfshirës i asaj që mund të jetë tabloja në kohën e 20 viteve. Është e vështirë të imagjinosh një sasi kaq të madhe plastike, por nëse mund ta imagjinoni  shtrimin e gjithë asaj plastike në një sipërfaqe të sheshtë, ajo do të mbulonte sipërfaqen e  Britanisë së Madhe”- shpjegon ai.

Për ta shndërruar këtë numër të ndërlikuar në një zgjidhje  ata studiuan prodhimin, përdorimin dhe asgjësimin e plastikës në të gjithë botën.

Ekipi  i studiuesve më pas projektuan  se sa ndërhyrje të ndryshme do të ndikonin në atë shifër,  ata menduan si zgjidhje riciklimin dhe zvëndësimin e plastikës me materiale të tjera ne dispozicion. 

Winnie Lau nga Pew Charity Trusts me qendër në SH.B.A., e cila financoi studimin,  tha për BBC News se ishte jetike të vendosnin  çdo zgjidhje të mundshme.

“Nëse e bëjmë këtë ne mund të zvogëlojmë sasinë e plastikës që shkon në oqean – deri në vitin 2040 – me 80%”, u shpreh ajo.