75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 26 Maj 2026 / B XH

Mbeturina dhe ndryshk, brenda mbikalimit në Çagllavicë

Mbikalimi në Çagllavicë po përballet me gjendje jo të mirë infrastrukturore dhe mungesë mirëmbajtjeje.

IndeksOnline ka siguruar pamje brenda hapësirës së këtij mbikalimi, e ku vërehen mbeturina të shumta të hedhura përgjatë korridorit, përfshirë shishe plastike, qese dhe mbetje të tjera, duke krijuar pamje të shëmtuar për kalimtarët dhe qytetarët që e përdorin çdo ditë këtë rrugë.

Përveç papastërtisë, në strukturën metalike të mbikalimit duken edhe shenja të ndryshkut, çka ngre shqetësime për mungesën e mirëmbajtjes dhe sigurinë afatgjatë të objektit. /IndeksOnline/