75 Mall Live Search
14:43 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Mbeturina gjithandej në qytetin e Suharekës, reagon kryetari: Deri kur kështu…

Hedhja e mbeturinave vend e pavend, vazhdon të mbetet një shqetësim i përditshëm në të gjitha qytetet e Kosovës.

Se gjendja nuk është hiç më e mirë as në Suharekë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  ndotja e ambientit është shkatërrim dhe dëm i madh për shëndetin dhe të ardhmen e vendit.