75 Mall Live Search
22:25 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / Z S

Mbeturinat mbulojnë rrugën ‘’Ahmet Shabani’’ në Prishtinë

Banorët e rrugës ‘’Ahmet Shabani’’ po përballet me një problem të rëndë mjedisor dhe infrastrukturor.

Kjo pasi mbeturinat e hedhura pa kontroll kanë pushtuar një pjesë të madhe të saj.

Sipas tyre, deponia ilegale që është formuar në skaj të rrugës po zgjerohet çdo ditë, duke krijuar rrezik për shëndetin publik dhe duke bllokuar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Mbetët të shihet nëse Komuna e Prishtinës apo Kompania ‘’Pastrimi’’ do të reagojë në mënyrë që gjendja në këtë pjesë të Prishtinës ti rikthehet normalitetit./Indeksonline/