75 Mall Live Search
17:33 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mbeturinat ‘pa pagesë’, i bartin nëpër kontejnerë të huaj

Në lagjen Iliria në Gjilan, dikush nga qytetarët e pandërgjegjshëm me vetura e kamiona pa ndërprerë sjellin mbeturina në kontenjerët e banesave kolektive në këtë pjesë, transmeton Indeksonline.

Kjo duket se është shndërruar në rutinë, pasi thuajse çdo ditë konteinerët mbushen me grumbuj mbeturinash dhe atë për një kohë të shkurtë.

Këtë e kanë vërejtur disa herë banorët, por nuk kanë sesi t’i ndalin. Mbeturinat po shkarkohen natën dhe ditën, ndërsa nuk dihet nëse këta qytetatë paguajnë për mbeturina nē vendbanimet e tyre.

Ky veprim po bëhet ndoshta edhe për të ikur nga pagesa mujore e kompanisë së pastrimit “Ekohigjiena”./Indeksonline/.