75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / Z S

Mbi 1.400 gjoba e 29 aksidente brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të inicenteve dhe aksidenteve në komunikacion

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 21-27/10/2024 ka shqiptuar 1407 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr  13 patentëshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Po ashtu është bërë e ditur se janë raportuar 29 aksidente, prej tyre 12 me lëndime, 17 me persona të lënduar dhe 17 me dëme materiale , 17

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe u apelojmë shoferëve që të jenë të kujdesshpm në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë./Indeksonline/