Mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin tonë janë shqiptuar 1 mijë e 153 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion. Në anën tjetër policia njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 24 persona, e në mbajtje ka dërguar 14 të tjerë, transmeton IndeksOnline.
Aksidente me të lënduar kanë qenë 17, ndërsa me dëme materiale 20 sosh./IndeksOnline/