08:24 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbi 1 mijë gjoba u shqiptuan dhe 28 arrestime u kryen gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1 mijë e 216 gjoba në trafik, transmeton IndeksOnline.

Të gjitha këto gjoba janë dhënë  për shkelësit e rregullave, bëhet e ditur në statistikat e përgjithshme të policisë.

Policia po ashtu ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 28 persona ndërsa në mbajtje ka dërguar 19 prej tyre./IndeksOnline/