75 Mall Live Search
22:40 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / F.R

Mbi 1 mijë qytetarë në tubimin përmbyllës të LDK-së, Shehu: Krejt Juniku voton 113

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe kandidati për edhe një mandat, Ruzhdi Shehu, ka përmbyllur sot fushatën zgjedhore me një tubim madhështor ku morën pjesë mbi 1,000 qytetarë junikas.

Në një postim në Facebook, Shehu është shprehur mirënjohës për përkrahjen e madhe të bashkëqytetarëve, duke theksuar se puna e ndershme gjithmonë shpërblehet me besim dhe mbështetje të re.

“Sot u vulos: KREJT JUNIKU VOTON 113. Me zemër plot e them që puna e ndershme shpërblehet me më shumë besim dhe përkrahje. Junikasit janë shembulli më i mirë për këtë fakt. Faleminderit nga zemra të gjithve. Shihemi nesër në festën e fitores. Vazhdojmë +4”, ka shkruar Shehu./IndeksOnline/