19:15 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mbi 1 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë nga tërmeti, Rama citon nga Kurani dhe Bibla

Gjatë ditës së sotshme u mbajt Konferenca e Donatorëve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Mbi 100 shtete dhe intitucione financiare nga e gjithë bota të mbledhura në Bruksel dhuruan 1.15 miliard euro në formë grantesh, huash dhe projektesh.

Pasi u mblodhën paratë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehu gëzimin e madh. Ai citoi thënie nga Bibla dhe Kurani.

“Ndërsa vinim këtu po spekulonim, nevoja ishte kaq e madhe. Po thonim nëse arrijmë te 40% e të gjithë shumës mund të kthehemi në shtëpi pa ankth, po të arrijmë 50% të vlerës mund të ndjehemi se kemi pasur sukses, përtej 50% të shumës mund të ketë qenë magji. Kjo është përtej imagjnatës së shfrenuar. Nuk di çfarë të them por më lejoni të jem mistik se në çfarë mënyrë tjetër mund të shpjegoj të gjithë këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla, korinthët ku thuhet “sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë. Nëse një pjesëtar vuan të gjithë vuajnë së bashku, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojnë së bashku. Unë jam i nderuar dhe shpresoj që të gjithë ju të gëzoni së bashku për mua dhe Shqipërinë. Nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin: Njerëzimi është një komb i vetëm!”, tha Rama.