14:44 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Mbi 1 milion analiza të bëra në Klinikën e Biokimisë

Në Klinikën e Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer më shumë se 1 milion analiza në vitin 2020, midis vështirësive të krijuara nga pandemia, nga një staf profesionistësh shëndetësorë, i cili, në pjesën më të madhe të kohës, ishte jo i plotë për shkak të infektimit me COVID-19.

Sipas raportit të punës, në Klinikën e Biokimisë dhe në laboratorët brenda QKUK-së janë realizuar 1 milion e 9 mijë e 471 analiza për 246 mijë e 114 pacientë, një numër rekord i ofrimit të shërbimeve shëndetësore në kohë pandemie.

May be an image of indoor