75 Mall Live Search
11:16 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / H F

Mbi 1 milion euro për Botërorin 2026, Telekomi publikon kontratën milionëshe

Brenda pak mujash pritet të nisë FIFA World Cup 2026, ngjarja më e madhe futbollistike në botë, e cila këtë herë do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

 Në këtë kuadër, Telekomi i Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar procedurat për nënshkrimin e kontratës për blerjen e të drejtave të transmetimit të Kupës së Botës në Futboll 2026, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrata ka për qëllim sigurimin e të drejtave ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve në platformën televizive.

Vlera monetare e ndarë për këtë kontratë fillimisht ka qenë 1,100,00 euro, ndërsa pas planifikimit të procedurës së prokurimit, tenderi i është besuar operatorit ekonomik nga Shqipëria “Dividend” Sh.P.K.

Vlera përfundimtare e kontratës është 1,050,000 euro. Kupa e Botës 2026 do të nisë më 11 qershor.

Në garë për kualifikim në këtë kampionat botëror janë edhe Kosova dhe Shqipëria, ndërsa fati i tyre për pjesëmarrje do të përcaktohet pas përfundimit të ndeshjeve të Play-off’it./IndeksOnline/