75 Mall Live Search
11:09 / E Hënë, 27 Shtator 2021 / B O

Mbi 10 mijë targa të administruara në mbarë territorin e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 10110 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.

Pika e kalimit kufitar në Dheun e Bardhë ka regjistruar numrin më të madh të targave, gjithsejt 2597, ndërsa Prishtina është qyteti ku janë administruar më shumë targa në qendrat e regjistrimit të automjeteve, gjithsejt 426./Indeksonline/