09:51 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mbi 10 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Sipas statistikave të fundit, është bërë e ditur se numri i të shëruarve nga koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 10 milionë persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri tani 10,052,978 persona kanë arritur të fitojnë betejën kundër koronavirusit.

Duhet theksuar se vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA-ja me 4,371,839 të infektuar, Brazili me 2,419,901 dhe India 1,437,976.