Mbi 100 aksidente me mjetet bujqësore, policia apelon për kujdes!

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një viti ndodhin mbi 100 aksidente trafiku ku janë të përfshira mjetet bujqësore.
Andaj kur jemi në fushatën e korrje-shirjes në trafik shpesh herë shohim kombajna e traktorë dhe për këtë policia apelon që të shtohet kujdesi në rrugë.
“Në vendin tonë çdo vit ndodhin mbi 100 aksidente me mjete motorike ku përfshihen makineritë bujqësore dhe makineri të tjera të punës! Prandaj kujdes të shtuar në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore dhe të ndryshme”, thuhet në apelin e policisë./IndeksOnline/
