Mbi 100 aksidente trafiku vetëm brenda 24-orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 115 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24-orëve në vend.
Prej tyre, një me fatalitet, 35 aksidente me persona të lënduar, ndërsa 79 me dëme materiale.
Sakaq janë regjistruar edhe 2 mijë e 60 gjoba trafiku, e janë arrestuar 24 persona.
