75 Mall Live Search
13:15 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbi 100 dashnore dhe 3 ton para, historia e njeriut më të korruptuar në Kinë

Njeriu më i korruptuar në Kinë bën një jetë të shfrenuar, ku llogaritet të ketë 100 dashnore dhe tre ton para, ku edhe do të përballet me një dënim shembullor.

Derisa është drejtues i një prej shoqërive shtetërore që merren me kreditë e vonuara, pranoi në gjykatë se kishte pranuar 260 milion Juan rryshfet për dhjetë vjet, për të mbajtur haremin e tij.

The first instance of the case of bribery, corruption, and bigamy ...

Lai Xiaomin është shfaqur në bankën e të akuzuarve me shikimin e ulur, kurrizin e kërrusur dhe flokët e thinjur.

U deklaruar fajtor, ashtu si parashikohet në skenaret e proceseve gjyqësore anti korrupsion në Kinën e XI Jinping.

Një simbol i fuqishëm meqënëse akuzat kundër tij nga komisioni anti korrupsion, e cilësojnë si më të korruptuarin ndër të korruptuarit.

Kisah Koruptor Tajir Punya 100 Wanita Simpanan Hidup Rukun, Damai ...

Në deklaratën e tij të fajësisë, ish zyrtari i bankës, i cili për një kohë të gjatë ka drejtuar një nga shoqëritë shtetërore për menaxhimin e kredive të vonuara, pranoi se ka pranuar rryshfete prej 260 milion dollarësh gjatë 10 viteve.

Para që i ka përdorur kryesisht për haremin e tij prej 100 dashnoresh.

Në një formulë të vetme, zyrtari më i korruptuar i Kinës. Ose të paktën ai që rojet e etikës publike të Xi, e kanë përshkruar si të tillë.

Përtej krimeve të tij është e qartë se Lai ëshët zgjedhur mes shumë fajtorëve për të dërguar një mesazh: Fushata kundër korrupsionit në radhët e Partisë Komuniste dhe administratës, thelbi i pushtetit të Xi, nuk ka përfunduar.

Përpara se të rrëfehej në gjykatë ai pranoi krimet e tij në një dokumetar që është transmetuar në muajin janar në televizionin shtetëror të Kinës.

Mes të tjerave gazetarët treguan dhe dhomën e famshme ku zyrtari ruante 200 milion yuan kesh, për një peshë prej 3 ton, si dhe dhjetra llogari bankare në emër të nënës apo bashkëjetuesve të tij.

Dënimi do të jepet shumë shpejt dhe do të jetë shembullor.

Por përveç vjedhjes, dënimi do të jetë dhe për mënyrën se si ai ka interpretuar rolin e tij delikat.

I lindur 58 vjet më parë në një provincë të Kinës, ai kishte ngjitur shkallët e karrierës në Bankën e Popullit, banka qendrore kineze, duke u vendosur në drejtimin e një prej shoqërive të krijuara nga qeveria për të pastruar sistemin bankar kinez nga kreditë e vonuara.

Një mision i rëndësishëm për të vendosur qëndrueshmërinë financiare kërkuar nga presidenti Xi.

Por kur e mori atë post, Lai e shtyu institutin që të zgjerohej duke u hedhur në sipërmarrje imobiliare të rrezikshme, duke u zgjeruar në sektorë të tjerë dhe duke krijuar marrëdhënie të dyshimta me sipërmarrës privatë.

Praktika që në një epokë tjetër mund të toleroheshin, por jo në një moment kur në Kinë fjala e ditës është shfryrja e flluskës së borxhit kinez.