13:30 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Mbi 100 serbë marrin pjesë në një varrim në Lipjan

Që nga marsi, Kosova është ndër vendet e shumta të botës që po përballet me virusin COVID-19.

Pandemia e cila u përhap edhe në vendin tonë ndikoi që institucionet përgjegjëse shtetërore të ndërmarrin masa nga më të ndryshmet në mënyrë që shpërndarja e këtij virusi të jetë në numër sa më të vogël.

Ndër vendimet e marra nga institucionet kosovare ishte edhe mos-grumbullimi i dy e më shumë njerëzve në një vend të njëjtë.

Por qytetarë të komunitetit serb kanë thyer këtë vendim sot ku më shumë se 100 persona morën pjesë në një varrim në Lipjan.

Kjo mund të shihet edhe në një video të dërguar nga lexuesit e IndeksOnline.

Ani pse disa nga masat e ndërmarra kanë ndryshuar dhe shumë prej tyre janë lehtësuar, qytetarët nuk lejohen ende të marrin pjesë në varrime.

Nuk dihet nëse organet përgjegjëse janë informuar lidhur me këtë rast i cili ndodhi sot në qytetin e Lipjanit./Indeksonline/