75 Mall Live Search
12:10 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

100 tonë tranguj nga Shqipëria eksportohen, në Austri

230 fermerë të Qarkut të Fierit prodhojnë mbi 100 tonë trangull “Kornishon” ekskluzivisht për eksport, në Austri.

Ekspertët e bujqësisë i thanë ATSH-së “se në sezonin e parë (mbjelljet e pranverës), firma austriake kishte lidhur kontratë me 140 fermerë të zonës për eksportin e rreth 70 tonëve trangujsh “Kornishon”.

Por, duke parë kërkesat në rritje të tregut austriak për këtë produkt, në sezonin e dytë të mbjelljeve kompania austriake e shtoi edhe me 90 numrin e kontratave me fermerët e zonës.

Sot kompania austriake ka lidhur kontrata me 230 fermerë fierakë për eksportin e llojit të trangullit “Kornishon”, që përdoret kryesisht për përpunim industrial (turshi), përcjell albinfo.ch.

“Ky produkt shkon dhe në shtete të tjera, por ekskluzivitetin e ka Austria. Kompania austriake sjell vetë farën, teknologjinë dhe përgjigjet për analizat e mbetjeve dhe treguesit organoleptikë, duke garantuar një prodhim të sigurt për eksport nga Shqipëria, sipas standardeve ndërkombëtare”, shprehen ekspertët.