75 Mall Live Search
08:12 / E Diele, 02 Maj 2021 / OSH

Mbi 105 mijë raste pozitive me koronavirus në Kosovë që nga fillimi i pandemisë

Me 13 mars të vitit të kaluar u konfirmuan rastet e para me koronavirus në Kosovë.

Që nga ajo ditë e deri më tani janë konfirmuar 105 mijë e 375 raste të reja, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, 2 mijë e 178 persona nuk kanë arritur të fitojnë betejën me Covid 19. Kurse, 94 mijë e 630 persona janë shëruar nga koronavirusin.

Dje IKShPK lajmëroi se në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 187 raste të reja pozitive./Indeksonline/