75 Mall Live Search
21:11 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Mbi 11 mijë nënshkrime për peticionin ku kërkohet shfuqizimi i Ligjit për Lojërat e Fatit

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se janë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime nga qytetarët për peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Tutje ai tha se peticioni ka përfunduar dhe se nesër bashkë me përfaqësuesit e tjerë të subjekteve politike do e dorëzojnë në Parlamentin e Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkarisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë. I falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij”, shkroi tutje Muharremaj./Indeksonline/