Mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Situata me Covid-19 vazhdon të jetë mjaft shqetësuese, shkruan Indeksonline.
Në vendin tonë aktualisht janë 12.285 raste aktive me këtë virus.
Numri i viktimave ka shkuar në 2.086, ndërsa ai i të shëruarve në 87.423.
Së fundi u shënuan edhe 277 raste me Covid-19, derisa numri total i të infektuarve arriti në 101.794.