75 Mall Live Search
13:27 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / G T

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do shndërrohet në superstadium

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Në këtë vizitë është nënshkruar edhe marrëveshja për t’i dhuruar më shumë se 12 milionë euro për renovimin e stadiumit, shkruan Indeksonline

“Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të Stadiumit të Prizrenit. Kontrata është nënshkruar. Punët përgatitore kanë nisur”, shkruhet në rrjetet sociale

Kurti përmes këtij statusi tregon se mbi 200 milionë euro po dhurohen për stadiumet e futbollit në gjithë Kosovën.

Ky investim i shpejt po ndodh për shkak se ne vitin 2030, Kosova do të jetë vend nikoqir i Lojërave Mesdhetare./Indeksonline/