75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Mbi 123 mijë euro, Qeveria kontratë për arkivole

Zyra e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka finalizuar kontratën e radhës për këtë vit.

Bazuar në këtë blerje, Komisioni Qeveritar për persona të zhdukur, për një periudhë disa vjeçare do të furnizohet me arkivole për pesonat e pagjetur.

Kontrata “Furnizimi me arkivole për nevojat e Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur”, ka kushtuar hiç më pak se 123.700,99 euro- shkruan Indeksonline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik  V- Sh “Loti”, Sh.P.K, derisa në të njëjtin njoftim është bërë e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë vlenë për 36 muaj.

Vlera e kontratës ka qenë e parashikuar për 124.000,00 euro, derisa detaje tjera nuk është se janë përmendur brenda këtij tenderi. /Indeksonline/