75 Mall Live Search
14:26 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / S Z

Mbi 13 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës

Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka nisur, më 29 gusht dhe do të përfundojë, më 26 dhjetor.

“Në bazë të të dhënave, deri më 7 nëntor 2024, në orën 09:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar rreth 14,030 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 13,033, ndërsa 988 të tjera janë refuzuar”.

“Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, njofton KQZ-ja.