75 Mall Live Search
09:11 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

130 kadetë policorë dhe instruktorë dhurojnë gjak

Ka filluar fushata humanitare “Dhurimi vullnetar i gjakut” në Drejtorinë për Trajnime Themelore, Divizioni i Trajnimit të Policisë së Kosovës.

Ky aksion është organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtarë të Transfuzionit të Gjakut, transmeton Indeksonline.

Kjo fushatë do të vazhdojë edhe sot. Shumtë kadetë policorë dhe instruktorë të PK-së, do të vazhdojnë dhurimin e gjakut, duke marrë parasysh numrin e madh të të interesuarve.

Deri tani dhurues të gjakut ishin mbi 130 kadetë dhe instruktorë./Indeksonline/