75 Mall Live Search
16:02 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / B XH

Mbi 14 mijë raste të dyshuara për punë në të zezë zbulohen në Zvicër

Kontrollet e kryera gjatë vitit 2025 zbuluan mijëra raste të dyshuara të punës së padeklaruar. Shumë prej tyre lidhen me persona që punonin pa leje të vlefshme qëndrimi ose pune.

Autoritetet zvicerane kanë identifikuar mbi 14 mijë raste të dyshuara të punës së padeklaruar gjatë kontrolleve të zhvilluara në vitin 2025.

Sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), gjatë vitit të kaluar janë inspektuar 14.450 kompani për të verifikuar zbatimin e legjislacionit të punës, shkruan albinfo.ch.

Në total janë kontrolluar 44.083 punëtorë.

Nga këto kontrolle, 14.500 raste të dyshuara për punë “në të zezë” janë referuar tek autoritetet kompetente për hetime të mëtejshme. Sipas SECO-s, një pjesë e madhe e këtyre rasteve lidhen me shtetas të huaj që punonin pa leje të vlefshme pune ose qëndrimi.