23:14 / E Enjte, 12 Tetor 2023 / Gj. Sh

Mbi 1,500 palestinezë të vrarë në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë është rritur në 1537, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës.

Midis të vdekurve janë 500 fëmijë dhe 276 gra, thanë autoritetet.

Rreth 25 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në një shtëpi të vetme në kampin e refugjatëve Jabalia, në veri të Gazës, raportojnë mediat e Hamasit.

6612 palestinezë të tjerë janë plagosur, tha ministria e shëndetësisë.