75 Mall Live Search
13:17 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / S Z

Mbi 16 mijë familje përfituese të ndihmave sociale, Mitrovica me numrin më të madh të rasteve

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK), gjatë muajit janar gjithsej 16,110 familje në Kosovë kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale.

Komuna me numrin më të madh të familjeve përfituese është Mitrovica me 1,521 familje, e ndjekur nga Vushtrria me 965, Gjakova me 911, Peja me 888 dhe Lipjani me 886 familje.

Ndër komunat me numër të lartë përfituesish renditen edhe Prishtina me 734 familje, Klina me 707, Fushë-Kosova me 668 dhe Ferizaj me 632 familje.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët të familjeve përfituese e ka Juniku me 37 familje, pasuar nga Mamusha me 14, Parteshi me 42, Graçanica me 51 dhe Kllokoti me 54 familje.

Të dhënat tregojnë dallime të theksuara ndërmjet komunave sa i përket nivelit të përfitimit nga skema e ndihmës sociale, duke reflektuar situatën socio-ekonomike në rajone të ndryshme të vendit.