Mbi 16 mijë njësi banimi pajisen me matës dhe alokatorë, kryeshefi i Termokosit ndan detaje mbi faturimin e ngrohjes

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka thënë se mbi 16 mijë njësi banimi janë pajisur me matësit e energjisë dhe alokatorët.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shtoi se me instalimin e valvulave termostatike, termokokave dhe alokatorëve në radiatorë, shumë familje nga sezoni i ardhshëm do të faturohen me mënyrën e re të kalkulimit.
“Duke kontrolluar shpenzimet, kursehet energjia, krijohet një ambient i rehatshëm i jetesës dhe rrjedhimisht ruhet ambienti” ka thënë mes të tjerash ai.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Deri më sot, kemi instaluar matësit e energjisë dhe alokatorët në mbi 16000 njësi banimi.
Me instalimin e valvulave termostatike, termokokave dhe alokatorëve në radiatorë, këto familje nga sezoni i ardhshëm do të faturohen me mënyrën e re të kalkulimit, përmes së cilës ato do të mund të paguajnë aq sa kanë shpenzuar.
Duke kontrolluar shpenzimet, kursehet energjia, krijohet një ambient i rehatshëm i jetesës dhe rrjedhimisht ruhet ambienti.
Aktualisht po bëjmë testimin e sistemit, i cili po jep rezultate të jashtëzakonshme në funksion të kursimit të energjisë!
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!