75 Mall Live Search
08:20 / E Shtunë, 12 Shkurt 2022 / MSH

Mbi 16 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

16.028 është në total numri i rasteve aktive me virusin korona në Kosovë.

Dje, nga 4.285 testime, 770 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ndërkaq, dy persona humben betejen me këtë virus.

Në anën tjetër, janë dhënë edhe 1.319 doza anti-COVID.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.798.980 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.