Mbi 1600 persona kanë aplikuar për tërheqjen e mbi 4 mijë eurove në Trust

1.664 persona kanë aplikuar deri sot për të tërhequr mbi 4 mijë euro në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, pas hyrjes së ligjit në fuqi për tërheqjen e 10%, shkruan IndeksOnlinee.
Numri goxha i madh është i përfituesve të mbi 2 mijë eurove. 8.580 persona u takuan të tërhiqnin nga 2 mijë deri në 4 mijë euro.
Por, sipas statistikave të Trustit numri më i madh i aplikimeve është për shumën 201 deri në 500 euro.
Në bazë të dhënave, 82,265 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të tërhequr 10% e kursimeve, duke përfituar shumën 200 deri në 500 euro./IndeksOnline/
