12:22 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / LB

Mbi 17 mijë e 400 punëtor të arsimit të vaksinuar

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, tha se sipas të dhënave të datës 6 gusht, janë vaksinuar 17 mijë e 483 punëtor të arsimit dhe 12 mijë e 395 studentë.

“Sipas të dhënave të datës 6 gusht të premtes së kaluar janë gjithsej 17 mijë e 483 punëtor të arsimit të vaksinuar dhe 12 mijë e 395 studentë të vaksinuar”, tha Nagavci.

Ajo tha se janë në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve që fillimi i vitit shkollor t’i gjej mësimdhënësit e vaksinuar.“Në lidhje me këtë jemi në bashkëpunim me MSh dhe IKShPK dhe me sindikatën e mësimdhënësve, përfaqësues të drejtorive komunale në mënyrë që fillimi i vitit shkollor të na gjej me mësimdhënës të vaksinuar”, tha Nagavci.

Këtë përgjigje Nagavci e dha pasi Arijeta Rexhepi deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga Nagavci t’i informoj se sa për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar deri më tani dhe cili është plani i ministrisë për të inkurajuar vaksinimin masiv të mësimdhënësve në gjithë vendin.