75 Mall Live Search
14:08 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Mbi 17 mijë të infektuar e 376 të vdekur që nga vendosja e masave të reja

Me datën 13 nëntor u vendosën masat e reja nga Qeveria e Kosovës, ku përfshihej ora policore.

Këto masa u morën pas rritjes së rasteve, transmeton Indeksonline.

Që nga 13 nëntori e deri më sot, janë regjistruar 17 mijë e 662 raste të reja me koronavirus.

Nga vendosja e masave, janë testuar 42 mijë e 883 persona. Fatkeqësisht, 376 persona nuk arritën të fitojnë betejën me koronavirusin nga 13 nëntori e deri më sot.

Kurse, në 28 ditët e fundit janë shëruar 15 mijë e 555 persona nga Covid 19.

21 qytete të Kosovës janë në Zonën e Kuqe, ku nga ora 19:00 deri në 05:00 kanë orë policore.

Po ashtu ndalohet që çdo lloj aktiviteti të zhvillohet, duke përfshirë këtu edhe shërbimet “Take Away”./Indeksonline/