75 Mall Live Search
11:23 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

178 raste aktive me koronavirusin, në Ferizaj

Mbrëmë në Komunën e Ferizajt u konfirmua edhe 1 rast i ri me COVID-19.

Përmes një njoftimi të komunës në Facebook, bëhet e ditur se numri i rasteve aktive ka arritur në 178.

“1 rast i ri me COVID-19 në Ferizaj. Nga një njoftim i IKSHPK-së lidhur me rastet e reja me COVID-19, bëhet e ditur se kemi edhe 1 rast të ri pozitiv me këtë virus në Ferizaj që çon në 178 numrin e rasteve aktive. Shërim të shpejt të të infektuarve” , thuhet në njoftimin e komunës.

Vetëm dje në Kosovë u shënuan 207 raste të reja me koronavirusin.