75 Mall Live Search
14:48 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / OSH

Mbi 1700 raste të reja – vdesin 4 persona nga Covid19

05 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

ℹSot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 30.097.