18 mijë vizita specialistike të kryera, në korrik, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë me shërbime të shumta edhe gjatë muajit Shtator
Gjatë muajit korrik 2019 kërkesat për shërbime mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë qenë të shumta dhe kjo dëshmohet me të dhënat e shërbimeve të kryera gjatë këtij muaji.
Gjatë muajit korrik janë kryer 18,834 vizita dhe nga këta 13,197 pacientë ishin nga Komuna e Pejës ndërsa që 5,637 nga Komunat tjera.
33,848 shërbime të Infermierisë si dhënia e Injeksioneve, lidhje të plagëve etj janë kryer gjatë muajit korrik në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Analiza kanë kryer 6,372 pacientë kanë bërë në total 85,908 analiza,, apo mesatarisht nga 205 pacientë në ditë.
Poashtu gjatë korrikut janë bërë 2,015 Rëntgena, 1232 Hemodializa, 1,875 shërbime janë kryer në Kabinetin e EHO-së,. Numri i CT-ja të kryera gjatë muajit korrik ka qenë 338 që mesatarisht i bije që janë kryer nga 12.5 CT-ja në ditë.
Stafi i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë rikonfirmon gatishmërinë për ti shërbyer të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore të nivelit sekondar, me tërë kapacitetet që disponojmë.
