09:12 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdesin më shumë 1.880 persona, nga koronavirusi

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish, në Kinë.

Autoritetet njoftuan se numri i të vdekurve ka arritur në 1.886, ndërsa të infektuar janë të konfirmuar mbi 73 mijë të tjerë.

Po ashtu, bëhet e ditur se ka humbur jetën edhe drejtori i spitalit në Wuchang, në Wuhan.

Ndryshe, Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) zbuloi se në më shumë se 80% e rasteve më të rrezikuar nga koronavirusi janë të sëmurët dhe të moshuarit.