Mbi 2 mijë çifte u shkurorëzuan brenda një viti, ja cila komunë prin me numrin më të madh të rasteve

Mbi dy mijë çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre, vetëm gjatë vitit 2024-tër. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së gjatë vitit 2024, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 2,146 raste të shkurorëzimeve, duke reflektuar një ulje prej 3% krahasuar me vitin paraprak. Pasi që gjatë vitit 2023 numri i çifteve që janë shkurorëzuar është 2,212 raste, që do të thotë se gjatë vititi 2024 ka pasur 66 raste më pak të ndarjes së martesave.
Sipas të dhënave të ndara sipas komunave, numri më i madh i shkurorëzimeve është shënuar në: Prizren me 209 raste ose 9,7% të të gjitha rasteve. Prishtina me 165 raste ose 7,7%, dhe Peja me 155 raste ose 7,2%.
Statistikat tregojnë se pjesa më e madhe e çifteve të divorcuara kanë pasur një kohëzgjatje të martesës nga viti i pestë deri në të nëntin, me 32,4% të rasteve. Ndërkohë, 15,1% e çifteve janë ndarë mes vitit të dhjetë dhe katërmbëdhjetë të martesës.
“Në vitin 2024, janë regjistruar 2 146 shkurorëzime. Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste të shkurorëzuarve) ose 9,7%; Prishtinë (165 raste) ose 7,7%; Pejë (155 raste) ose 7,2% etj. Krahasuar me vitin 2023, numri i rasteve të shkurorëzimeve në vitin 2024 është më i vogël për 66 raste ose 3,0%. Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i pestë deri në të nëntë me 32,4%, pasuar me vitin e dhjetë deri në katërmbëdhjetë me 15,1% e të shkurorëzuarëve etj”, thuhet në ASK-së./Indeksonline/
