75 Mall Live Search
10:00 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Z S

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit, policia ka shqiptuar gjithsej 2,038 tiketa trafiku, për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

Po ashtu është bërë e ditur se janë regjistruar 31 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet.

Po ashtu, policia ka arrestuar 25 persona, ndërsa 7 persona janë dërguar në mbajtje.

Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa 6 persona janë dërguar në vuajtje dënimi./Indeksonline/