Mbi 2 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 58 raste aktive me virusin COVID-19.
Vetëm në 24 orët e fudnit, 81 qytetarë u infektuan, ndërkaq një humbi jetën.
Numri i të shëruarve gjatë këtij intervali kohor ka qenë 403.
Në anën tjetër, dje u dhanë edhe 329 doza vaksinash anti-COVID.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.571 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.