75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Mbi 20 të plagosur në sulmin në Kharkiv, thotë Shërbimi i Urgjencës së Ukrainës

Më shumë se 20 persona janë plagosur në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një video të postuar në llogarinë zyrtare në Facebook, raporton CNN, transmeton Indeksonline.

“Si rezultat i bombardimeve me artileri, një ndërtesë e administratës shtetërore dhe ndërtesa ngjitur u dëmtuan. Njerëzit janë bllokuar nën rrënoja. Shefi i operacioneve të shpëtimit mësoi se mbi 20 persona janë plagosur”, tha një pjesëtar i shërbimit në video.