13:30 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / MSH

Mbi 200 babadimra skijojnë për bamirësi në Maine

Mbi 200 skiatorë dhe snowboardistë të veshur si Babadimër shkuan në brigjet e Maine të dielën për bamirësi.

Pjesëmarrësit u regjistruan paraprakisht për ngjarjen, duke dhuruar të paktën 20 dollarë që ndihmuan në mbledhjen e mbi 5,000 dollarëve për një organizatë lokale jofitimprurëse, River Fund.

Secili skiator duhej të siguronte kostumet e Babadimrit, të përbërë nga një xhaketë e kuqe, pantallona dhe kapelë me një pulpë të bardhë, pa harruar një mjekër.

Shumë prej tyre i shtuan veshjeve të tyre me kambanat që u binin teksa hipnin në dëborë, shkruan AP.

Organizata River Fund Maine ka për synim të ndihmojë të rinjtë në zonën lokale si në aktivitet arsimore ashtu edhe në ato rekreative.