00:14 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Mbi 23 mijë euro uniforma për punëtorët e Qendrës së Studentëve!

Në fillim të këtij viti Qendra e Studentëve ka kurorëzuar kontratën e radhës.

Tenderi “Furnizim me uniforma për punëtorët e Qendrës së Studentëve”, nuk është se ka kushtuar edhe pak, shkruan Indeksonline.

Ndonëse, fillimisht vlera e parashikuar për këtë furnizim ka qenë gjithësej 30.000,00 euro, ajo është arritur të finalizohet për  23.417,50 euro.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për 24 muaj.

Ky tender i është dhënë operatorit ekonomik  N.P.T.    Arta –Tex.

Sipas prokurimit, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 27.572,00 euro. /Indeksonline.