Mbi 2500 gjoba trafiku brenda 24-të orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2506 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugorë. Kjo është bërë e ditur në bazë të raportit 24-të orësh.
Më tutje është bërë e ditur se në këtë interval kohor janë shkaktuar 19 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale.

29 persona janë arrestuar, 13 janë dërguar në mbajte ndërsa 5 persona janë dërguar në vuatje të dënimit./Indeksonline/