20:05 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Mbi 26 mijë raste të reja dhe 380 të vdekur nga koronavirusi në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 380 vdekje si pasojë e koronavirusit. Numri është më i lartë krahasuar me një ditë më parë ku humbën jetën 373.

Autoritetet shëndetësore kanë n njoftuar gjithashtu se numri i rasteve të reja është rritur. Sot janë konfirmuar 26,824 nga 25,673 një ditë më parë.

Rreth 369,636 teste për Covid-19 u kryen krahasuar me një 372,217 të mëparshëm, tha ministria e shëndetësisë.

Italia ka regjistruar 101,564 viktima të lidhura me Covid-19 që kur shpërthimi i pandemisë që u shfaq në shkurt të vitit të kaluar; numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë dhe i shtati më i lartë në botë. Vendi ka raportuar rreth 3.18 milion raste deri më tani.