75 Mall Live Search
17:35 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / B XH

Mbi 27% e qytetarëve votuan deri në ora 17:00

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë përditësimin e të dhënave të pjesëmarrjes së votuesve deri në ora 17:00 në gjithë Kosovën.

Deri në këtë orë  kanë votuar 358 mijë e 897 persona, raporton IndeksOnline.

Kthyer në përqindje, rezulton se deri në ora 17:00 në gjithë Kosovën kanë votuar 27.26 % të qytetarëve.

Kujtojmë që të drejtë vote në gjithë Kosovën në garën për balotazh kanë pasur 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë. /IndeksOnline/